Robin Krasniqi ka arritur fitore të madhe kundër Dominic Bosel.
Krasniqi e fitoi këtë ndeshje duke e mposhtur me nokaut në raundin e tretë kundërshtarin, shkruan Sinjali Sportiv.
Krasniqi pati një dominim të lehtë në raundin e parë ku vetëm sa e testoi kundërshtarin, kurse në raundin e dytë edhe tregoi se është favorit në këtë ndeshje.
Po ashtu, me mënyrën e ndeshjes Krasniqi la të kuptohet se ishte i etur për fitore në këtë luftë.
Kjo ishte hera e tretë për Krasniqin që luftoi për titullin e botës, e ku edhe ja doli ta fitojë.