image E tmerrshme: Punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj denoncohet për sulm seksual ndaj disa nxënëseve

Siguri

E tmerrshme: Punëtori teknik i një shkolle në Ferizaj denoncohet për sulm seksual ndaj disa nxënëseve

news image

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Në shumicën e rasteve viktima janë vajzat e mitura, të cilat nuk po kanë siguri askund dhe që kërkojnë mbrojtje dhe ndihmë nga Policia. Të tilla ngjarje bëhen edhe më shqetësuese kur ndodhin në institucione arsimore, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu dyshohet se ka ndodhur në shkollën fillore të mesme të ulët “Hajriz Muhadini” në fshatin Dremjak të Ferizajt, ku një punëtor teknik është denoncuar se ka sulmuar seksualisht disa nxënëse.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është një 53-vjeçar.

Pas denoncimit të rastit, në kuadër të veprimeve hetimore, viktimat kanë dhënë deklaratat e tyre dhe kanë rrëfyer se si kishte ndodhur rasti.

I dyshuari është arritur që të arrestohet dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Sulm seksual’.

/GazetaSinjali/