image E tmerrshme: Publikohet video ku një fëmijë shtie me armë për ta festuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës

Siguri

E tmerrshme: Publikohet video ku një fëmijë shtie me armë për ta festuar Ditën e Pavarësisë së Kosovës

news image

Qytetarë të shumtë kanë festuar sot 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës e cila u shënua me manifestime të ndryshme në mbarë vendin, shkruan Gazeta Sinjali.

Derisa disa zgjedhin që pavarësinë ta festojnë me këngë e valle në mënyrë paqësore, mirëpo së fundmi, një video është duke qarkulluar në rrjetin Tik Tok ku një fëmijë shihet duke shtënë me armë zjarri me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Vogëlushi, i cili gjendet në ambient të hapur në një moment e nxjerrë armën nga brezi dhe shtien me të në drejtim të tokës.

Nuk dihet nëse arma është me gas ose me plumba.

/GazetaSinjali/