Nuk janë të pakta rastet e dhunës të së rriturve ndaj fëmijëve, qofshin ata të një familje apo jo. Madje ka të tillë që nuk kursehen as kur janë në publik.
Një rast i tillë është vërejtur në njërin nga parqet e kryeqytetit “Tauk Bahçe” ku një burrë ka rrahur mizorisht një vajzë të mitur.
Derisa vajza tenton të mbrojë fytyrën, burri vazhdon ta godasë me sa ka fuqi vajzën edhe në kokë.
Këto pamje janë publikuar sot në rrjetet sociale, derisa nuk dihet saktësisht se kur ka ndodhur rasti.
Gazeta Sinjali ka pyetur Policinë e Kosovës nëse janë në dijeni të këtij rasti dhe të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.