image E tmerrshme: Momenti kur një serb sulmon me shufër KFOR-in në veri

Siguri

E tmerrshme: Momenti kur një serb sulmon me shufër KFOR-in në veri

news image

Pamje të rënda janë publikuar nga veriu i Kosovës, ku shihen pjesëtarët e lënduar të KFOR-it.

Në videon e publikuar pak më parë nga REL, aty shihet edhe një moment kur një serb sulmon me një shufër KFOR-in në Zveçan, teksa pjesëtarët e KFOR-it tentonin të mbroheshin.

Ndryshe, për sulmin ndaj KFOR-it ka reaguar edhe ministri i Jashtëm i Italisë, Anotnio Tajani.

“Dua të shpreh solidaritetin tim me ushtarët e misionit të KFOR-it të cilët u lënduan në Kosovë gjatë përleshjeve ndërmjet protestuesve serbë dhe policisë kosovare. Mes tyre 11 italianë, 3 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Ushtria italiane vazhdon të angazhohet për paqen.” – ka thënë Tajani në Twittter.

\

/GazetaSinjali/