image E tmerrshme: I riu në Klinë kryen marrëdhënie seksuale me motrën 14-vjeçare, arrestohet dhe ndalohet

Siguri

E tmerrshme: I riu në Klinë kryen marrëdhënie seksuale me motrën 14-vjeçare, arrestohet dhe ndalohet

news image

Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes, motra apo vëllezër, nipa apo mbesa dënohet me burgim. Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Klinë, ku janë përfshirë vëlla e motër, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 20-vjeçar, i cili po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me motrën e tij, të moshës 14-vjeçare.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në afërsi të një objekti në Klinë dhe Policia është vënë menjëherë në dijeni.

Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur të sigurojë edhe pamje që dëshmojnë atë që ka ndodhur.

Pas ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa motra e tij është dërguar në mbajtje.

Ndaj të dyshuarit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit.

/GazetaSinjali/