Një i ri nga Bristoli në Britaninë e Madhe ka pësuar një dëmtim të pakthyeshëm të shikimit pasi për një kohë shumë të gjatë, është ushqyer vetëm me patatina, bukë të bardhë, sanduice e mish të përpunuar.
19-vjeçari që fëmijë kishte qenë i prirur drejt ushqimeve të tilla dhe nuk i duronte frutat e perimet.
Dieta e varfër në element, ka bërë që i riu të preket nga neuropatia optike nutriocionale, e cila është e kurueshme nëse kapet shpejt.
Por në fakt e rastin e tij, nervi optik ishte dëmtuar aq keq sa dëmi i bërë shikimit mendohet se do të jetë i përhershëm.
E ëma e të riut tha se për këtë arsye, ai nuk gjen dot punë dhe iu desh të hiqte dorë dhe nga një kurs IT-je që po ndiqte.
Ajo rrëfen se i biri nisi diku nga mosha 7 vjeç të preferonte vetëm ushqimet e procesuara, si patatina, sallame, proshuta dhe bukë të bardhë.