image E tmerrshme: E mitura në Ferizaj raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale disa herë me vajzën e xhaxhait

Siguri

E tmerrshme: E mitura në Ferizaj raporton se ka kryer marrëdhënie seksuale disa herë me vajzën e xhaxhait

news image

Marrëdhëniet seksuale brenda familjes janë vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Kushdo që kryen akt seksual me paraardhës ose pasardhës të familjes, motra apo vëllezër, nipa apo mbesa dënohet me burgim. Një rast i tillë është raportuar së fundmi në Policinë në Ferizaj, por këtë herë një e mitur e ka denoncuar vajzën e xhaxhait, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë dhënë detaje në lidhje me këtë rast, që ka të bëjë me një 16-vjeçare, e cila vendosi të raportojë një rast që pretendon se ka ndodhur në vitin 2021.

Sinjali mëson se bazuar në dëshminë e të miturës është kuptuar se para dy vjetësh ajo dhe vajza e xhaxhait të saj, tash 26-vjeçare kanë kryer marrëdhënie seksuale në shtëpinë e saj.

Sipas informacioneve të para, e mitura ka deklaruar se gjithçka ka ndodhur me dëshirën e saj, jo vetëm herën e parë, por edhe në rastet e tjera që sipas saj kanë ndodhur.

Një denoncim i tillë aktivizoi Policinë e Prokurorinë, me ç’rast e dyshuara është ftuar për t’u përballur me raportimin kundër saj, ku e ka mohuar veprën me të cilën ngarkohet.

Burimet thonë se pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka marrë vendim që e mitura të dërgohet për ekzaminim gjinekologjik dhe pas marrjes së rezultateve të ndërmerren veprimet e nevojshme.

Ndërsa ndaj të dyshuarës është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunimi” dhe ka urdhëruar nisjen e hetimeve për të zbardhur në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

/GazetaSinjali/