image Ajri i ndotur që thithin qytetarët nga “Kosova A”

Video/ Ajri i ndotur që thithin qytetarët nga “Kosova A”

news image

Banorët rreth zonës së termocentralit të Korporatës Energjetike të Kosovës, “Kosova A”, janë të detyruar të thithin ajrin më të ndotur në tërë territorin e shtetit tonë.

Ndotja e ajrit është bërë problem në Kosovë, shumë qytete kanë maksimalisht ajrin e ndotur. Por, më së keqti me ndotjen e ajrit qëndrojnë zonat pranë termocentraleve të KEK-ut.

Sinjalizuesi ka dërguar foto dhe video se si nis dita me tym në komunën e Obiliqit.

Para dy ditësh për ndotjen e lartë të ajrit ka alarmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

“Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e populates”, titullohej reagimi i tyre, i publikuar në Facebook.

Kosova kryeson në Evropë për vdekjet nga ndotja e ajrit.