Banorët rreth zonës së termocentralit të Korporatës Energjetike të Kosovës, “Kosova A”, janë të detyruar të thithin ajrin më të ndotur në tërë territorin e shtetit tonë.
Ndotja e ajrit është bërë problem në Kosovë, shumë qytete kanë maksimalisht ajrin e ndotur. Por, më së keqti me ndotjen e ajrit qëndrojnë zonat pranë termocentraleve të KEK-ut.
Sinjalizuesi ka dërguar foto dhe video se si nis dita me tym në komunën e Obiliqit.
Para dy ditësh për ndotjen e lartë të ajrit ka alarmuar edhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
“Ndotja e ajrit po kërcënon shëndetin e populates”, titullohej reagimi i tyre, i publikuar në Facebook.
Kosova kryeson në Evropë për vdekjet nga ndotja e ajrit.