image E tmerrshme, 17 vjeçarja mori para nga prindërit e saj dhe pagoi një shok për t’i vrarë

Botë

Botë/ E tmerrshme, 17 vjeçarja mori para nga prindërit e saj dhe pagoi një shok për t’i vrarë

news image

Alice Michelle Hatcher, një 17-vjeçare nga Jumatile, në Florida, u arrestua për përpjekjen për të vrarë prindërit e saj.

Ajo akuzohet se ka vjedhur 1.400 dollarë nga prindërit e saj Michael dhe Tammy Scheller dhe u përpoq dy herë të punësojë dikë për t’i vrarë ata. Fillimisht vodhi kartelën e tyre bankare dhe nxori 500 dollarë, 100 prej të cilave i shpenzoi për kokainë, ndërsa 400 i dha mikut të saj për të vrarë prindërit e saj.

Kur ai u largua, ajo pagoi një person tjetër me 900 dollarët e mbetur. Rasti u raportua në polici nga një i ri, i cili tha se Alice i kishte dhënë një shoku të tij “një grusht parash” për të gjetur dikë për ta kryer vrasjen.

I dashuri i saj i tha policisë se ka parë Alice më 9 shtator në një vend të njohur për shitjen e drogës dhe se ajo i tha se dëshironte të vriste prindërit. Ajo i rrëfeu se kishte paguar dy persona për ta kryer vrasjen.

E reja më vonë pranoi para policisë se pas dështimit të parë, kishte paguar një ‘burrë të zi’ me 900 dollarë. Ajo do të mbetet në paraburgim, ndërkohë që prindërit kanë paralajmëruar padi. 

Babai dhe nëna e saj nuk u plagosën dhe vajza e tyre do të dalë në gjykatë më 3 tetor. Motivi i rastit ende nuk dihet.

Fred Jones, oficer i policisë në zonën e liqenit, tha se prindërit e Alice ishin “qytetarë të duhur”.

“Ajo është vetëm dikush që për çfarëdo arsye nuk i donte prindërit e saj pranë,” tha Jones.

Ende nuk dihet nëse Alice do të gjykohet si e rritur./Gazeta Sinjali/