image E thotë shkenca, zemra e derrit mund transplantohet te njerëzit

Shëndetësi

E thotë shkenca, zemra e derrit mund transplantohet te njerëzit

news image

Zemra e derrit mund të përshtatet për përdorim njerëzor brenda tre vjetëve të ardhshme.

Ky përbën një zhvillim të rëndësishëm që mund ta pastrojë listën e donatorëve në Mbretërinë e Bashkuar, ka thënë një kirurg kryesor.

Sir Terence English, i cili bëri transplantimin e parë të suksesshëm të zemrës në Britani, tha se mentori i tij nga operacioni i vitit 1979 do të përpiqet të zëvendësojë një veshkë njerëzore me një të derrit përpara fundit të vitit.

Ai beson se kjo mund të hapë rrugën për transplantime më të komplikuara të organeve në procesin e quajtur ‘ksenotransplantimi’.

“Nëse rezultati i ksenotransplantimit është i kënaqshëm me veshkat e derrit tek njerëzit, ka të ngjarë që zemrat të përdoren me efekte të mira tek njerëzit brenda disa viteve”.