image E sulmoi me grushte në fytyrë e kokë, 22-vjeçarja përfundon në spital – e dyshuara nën hetim

Siguri

E sulmoi me grushte në fytyrë e kokë, 22-vjeçarja përfundon në spital – e dyshuara nën hetim

news image

Një përleshje mes dy vajzave në Mitrovicën e Veriut ka përfunduar me lëndime trupore dhe ndërhyrje të Policisë.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se një 22-vjeçare me inicialet A.A. është paraqitur në Stacionin Policor në Mitrovicën e Veriut, duke raportuar se ishte sulmuar fizikisht në rrugën “Anke Spajiç”.

Sipas deklarimit të saj, e dyshuara B.N. e kishte goditur me grushte në fytyrë dhe në pjesën e kokës, duke i shkaktuar lëndime.

Pas incidentit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicën e Veriut, ku mjekët kanë konstatuar se bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore.

Sinjali mëson se Policia ka tentuar ta shoqërojë të dyshuarën për intervistim, por e njëjta nuk është hasur, pasi banon në Leposaviq.

Me udhëzim të hetuesit kujdestar, rasti është iniciuar si “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Një konflikt në rrugët e Mitrovicës së Veriut përfundoi me grushte, trajtim në spital dhe një rast penal në duart e hetuesve.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/