image E shiti Range Rover-in e paratë s’i mori kurrë, 37-vjeçari denoncon në Polici pronarin e autosallonit në Çagllavicë

Siguri

E shiti Range Rover-in e paratë s’i mori kurrë, 37-vjeçari denoncon në Polici pronarin e autosallonit në Çagllavicë

news image

Rastet e mashtrimit me shuma të mëdha parash nuk janë të rralla. Shumë herë kosovarët përfundojnë në Polici, ku kërkojnë ndihmë pasi bien pre e rasteve të tilla, që iu shkaktojnë humbje. Kështu i ka ndodhur edhe një 37-vjeçari në Çagllavicë të Prishtinës, i cili shiti një veturë, por paratë s’i mori kurrë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë për Sinjalin se marrëveshja mes palëve ishte që pronari i një autosalloni në Çagllavicë do të duhej të paguante 15 mijë euro për veturën e tipit Range Rover të cilin e shiti ankuesi.

Por i dyshuari nuk kishte përmbushur obligimet kontraktuale duke bërë kështu që 37-vjeçari të kërkojë ndihmën e Policsë.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari sot është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 26-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’.

/GazetaSinjali/