Dëshira e madhe për të ecur në natyrë, gati sa nuk i kushtoi me jetë 55-vjeçares Fina Kiefer, transmeton Gazeta Sinjali.
Kiefer humbi për gati dy ditë në Alaskë, ku u ndoq nga një numër i madh arinjsh, pasi që u raportua e zhdukur rreth orës 01:00 të së martës pasi telefonoi bashkëshortin e saj për ndihmë, sipas raportimeve nga Departamenti i Sigurisë Publike në Alaskë.
55-vjeçarja i tha bashkëshortit të saj se ishte ndjekur nga arinjtë, ndërsa kishte përdorur një sprej kundër tyre.
Autoritetet dhe ekipe vullnetare dolën menjëherë në kërkim të 55-vjeçares duke kërkuar zonën nga toka dhe ajri të martën dhe të mërkurën.
Pak pasi kërkimi u ndalua të mërkurën për shkak të motit të keq, një nga vullnetarët vuri re 55-vjeçaren dhe arriti ta shpëtonte atë. Fina Kiefer u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, por nuk ka pësuar lëndime serioze. /GazetaSinjali/