image E rrahu me shkop dhe e kërcënoi se do t’ia vriste babanë e motrën – në kërkim bashkëshorti nga Peja

Siguri

E rrahu me shkop dhe e kërcënoi se do t’ia vriste babanë e motrën – në kërkim bashkëshorti nga Peja

news image

Një rast i rëndë i dhunës në familje është denoncuar në Pejë, ku një 19-vjeçare dyshohet se u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj dhe u kërcënua me vrasjen e familjarëve, raporton Sinjali.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është B.Q, ndërsa viktimë E. P. rreth 19-vjeçare.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktima është paraqitur në Stacionin Policor në Pejë dhe ka deklaruar se më 14 korrik, rreth orës 18:00, në banesën e tyre në rrugën “Mustafë Hasangjekaj” në Vitomiricë, bashkëshorti i saj fillimisht e kishte goditur me shuplakë, e më pas edhe me shkop druri, duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore.

Përveç dhunës fizike, ajo ka deklaruar se i dyshuari e kishte kanosur vazhdimisht, duke i thënë se do t’ia vriste motrën dhe babanë.

Pas denoncimit, 19-vjeçarja është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, ku ka marrë trajtim mjekësor për lëndimet e pësuara.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj B. Q. është iniciuar hetim për veprën penale “Dhunë në familje”.

Policia ka ndërmarrë veprime për lokalizimin e tij, por i dyshuari ende nuk është arrestuar dhe ndodhet në arrati. Ndërkohë, viktima është kthyer në banesën ku kishte jetuar me bashkëshortin.

Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/