image E rëndë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Ferizaj 

Siguri

E rëndë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Ferizaj 

news image

Një aksident me fatalitet ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, ku një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Talinovc.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës, i cili ka njoftuar se viktima është i moshës 64-vjeçare, vdekja e të cilit është konstatuar nga mjeku kujdestar.

Ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë.

“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Emergjente në Ferizajt. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima/këmbësori ka ndërruar jetë. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari/ shoferi është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore”, njoftoi Policia.

/GazetaSinjali/