image E rëndë/ Vdes zyrtarja e KEDS-it në Gjilan, kolegia e gjeti pa shenja jete në zyrë

Siguri

E rëndë/ Vdes zyrtarja e KEDS-it në Gjilan, kolegia e gjeti pa shenja jete në zyrë

news image

Një zyrtare e KEDS-it në Gjilan është ndarë nga jeta sot, në orët e mëngjesit. E ndjera, 59-vjeçare u gjet e vdekur në zyrën e saj nga një kolege e kompanisë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë të ditur burimet e Sinjalit nga Emergjenca dhe kanë njoftuar se  vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi i mjekëve në Spitalin e Gjilanit, teksa në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe hetuesit.

Sipas informacioneve të para, mjeku ka deklaruar se vdekja e 59-vjeçares është natyrale, por Prokurori i Shtetit ka vendosur që të iniciojë rast.

Me urdhër të tij, kanë nisur hetimet për “Vdekje e dyshimtë” në mënyrë që të zbardhen në plotni rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Sinjali ka tentuar të marrë informacione edhe nga KEDS-i, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali do t’iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

/GazetaSinjali/