image Humb jetën një punëtor në Obiliq, rrëzohet nga 9 metra lartësi në objektin ku punonte

Siguri

Humb jetën një punëtor në Obiliq, rrëzohet nga 9 metra lartësi në objektin ku punonte

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Shkabaj të Obiliqit, ku një punëtor që po kryente punë ndërtimtare në një objekt është rrëzuar nga një lartësi dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda, të cilave nuk arriti t’u bëjë ballë, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Emergjenca, që njoftuan se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar, teksa trupi i pajetë më pas është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Siç mëson Sinjali, viktima ishte i moshës 48-vjeçare nga komuna e Podujevës, ku edhe jetonte. Ai e gjeti vdekjen në vendin e punës, kur sot në orët e mëngjesit, ka rënë nga lifti në të cilin po punonte dhe për pasojë nuk mbijetoi.

Për rastin tashmë janë vënë në dijeni edhe Policia e Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vdekje e dyshimtë” dhe nisjen e hetimeve që zbardhim rrethanat dhe kushtet e vendit të punës ku i ndjeri humbi jetën.

/GazetaSinjali/