Ka ndërruar jetë edhe personi tjetër që po trajtohej në QKUK si pasojë e lëndimeve të rënda trupore që i ka marrë në aksidentin në Arllat, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar mjekja kujdestare në QKUK, Dafina Basholli.
“Mund të konfirmoj se ka vdekur, nuk mund të japim më shumë detaje”, tha Basholli për Gazetën Sinjali.
Aksidenti që ndodhi mes një kamioni dhe një kamionete la të vdekur dy persona, teksa shkaqet nuk janë bërë ende të ditura.
Policia po merret me rastin. /Gazeta Sinjali/