image E rëndë: Vdes 26-vjeçari nga Suhareka, afër shtëpisë i gjendet një kallashnikov

Siguri

E rëndë: Vdes 26-vjeçari nga Suhareka, afër shtëpisë i gjendet një kallashnikov

news image

Një 26-vjeçar nga fshati Greikoc i komunës së Suharekës ka ndërruar jetë pasditen e të hënës. Sipas Policisë, viktima ka shkuar në spital me plagë, që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili njoftoi se rasti është iniciuar si “Vdekje e dyshimtë”.

Ai tha se rreth orës 15:55 janë informuar nga Spitali Rajonal i Prizrenit se e kanë pranuar një pacient në gjendje të rëndë dhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, i njëjti më vonë ka ndërruar jetë.

Gashi tha se më pas njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rreth 20-30 metra larg shtëpisë së viktimës është gjetur një armë, e tipit AK-47.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit dhe rasti është duke u trajtuar si “Vdekje e dyshimtë”. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për procedura të mëtutjeshme në IML”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/