Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prizren, ku dyshohet se dy persona janë therur me thikë, raporton Sinjali.
Sipas informacioneve të para rasti ka ndodhur rreth orës 02:00 në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.
Sinjali mëson se dy persona janë lënduar dhe se gjatë natës kanë pranuar tretman mjekësor në spitalin rajonal të Prizrenit.
Sinjali do t’iu mbajë të informuar për çdo risi nga ky rast.
/GazetaSinjali/
Siguri