Një ngjarje e rëndë familjare ka ndodhur me datën 19 maj në Rahovec, ku një i ri dyshohet se ka kanosur nënën e tij dhe më pas ka tentuar t’i japë fund jetës në mënyrë tragjike, raporton Gazeta Sinjali.
Burime të afërta me hetimin bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Gani Mullabazi”, ku ankuesja L.H. ka njoftuar Policinë se djali i saj, me të cilin jetonte në të njëjtën shtëpi, kishte shfaqur sjellje të rënda dhe kërcënuese.
Sipas deklarimeve të saj, 21-vjeçari Z.K. fillimisht e kishte kanosur, ndërsa më pas kishte tentuar të vetëvarej me kabllo të një makine për prerjen e druve.
Po ashtu, ai dyshohet se ka tentuar edhe t’i presë venat me thikë kuzhine.
Pas intervenimit të Policisë, i dyshuari është dërguar fillimisht për trajtim në QKMF-Rahovec dhe më pas në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjakovë.
Për shkak të gjendjes së tij, ai është shtruar në repartin psikiatrik, ku aktualisht ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.
Me urdhër të Prokurores kujdestare, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!