Një burrë jashtë një shkolle të lartë në Karolinën Jugore ka shpëtuar mrekullisht, teksa është goditur nga rrufeja.
Disa pamje të kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur burri ishte goditur nga rrufeja, ndërsa po ecte jashtë një ndërtese, gjatë një stuhie.
Një këshilltar i shkollës, Romulus McNeil, tha që ishte një natë e rëndë për studentët dhe prindërit në shkollë.
Ai tha se të gjithë po mendonin nëse ishte e sigurt apo jo të dilej nga ndërtesa pasi filloi stuhia.
Madje supozohet se ai u kishte thënë të tjerëve se “shpreson të mos e godasë vetëtima”, pak para se të ndodhte incidenti.
Për fat të mirë, McNeil nuk kishte pësuar ndonjë lëndim pas goditjes nga rrufeja.