Dhuna në familja po vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre. Ato përjetojnë dhunë edhe gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në Pejë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij shtatzënë.
Sinjali mëson se 22-vjeçarja ka kërkuar ndihmë në Polici, ku ka rrëfyer se burri i saj e ka dërguar në shtëpinë e prindërve dhe më pas e ka kërcënuar edhe me vrasje nëse kthehet te shtëpia e tij.
Njësitë policore kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit dhe si rezultat i njëjti është kapur.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti është hapur si ‘Dhunë në familje’.