image E rëndë: Nëna nga Peja lë foshnjën 4-muajshe në ballkon dhe largohet nga shtëpia, shkak problemet me burrin

Siguri

E rëndë: Nëna nga Peja lë foshnjën 4-muajshe në ballkon dhe largohet nga shtëpia, shkak problemet me burrin

news image

Shumë shpesh fëmijët e pësojnë si pasojë e mosmarrëveshjeve dhe problemeve që kanë prindërit në familjet kosovare. Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në fshatin Radac të Pejës, ku një grua është larguar nga shtëpia bashkë me foshnjën e saj, për shkak të telasheve të vazhdueshme që kishte me bashkëshortin e saj, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti ka ndodhur pasi çifti kishte vendosur të ndahej për shkak të problemeve në familje dhe gruaja kishte vendosur të shkojë të familja e saj në Gjakovë, për t’u kthyer më pas sërish gjatë ditës së djeshme. Por këtë herë, siç mëson Sinjali, ajo vetëm e ka lënë foshnjën 4-muajshe në ballkonin e shtëpisë dhe është zhdukur sërish.

Ngjarja është raportuar në Polici nga familjarët e burrit të të dyshuarës, të cilët të shqetësuar kanë kërkuar ndihmë nga Policia. Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Pas dhënies së deklaratës, burimet e Sinjalit thonë se ajo sërish e ka marrë fëmijën dhe është kthyer te familja e saj në Gjakovë, ndërsa ndaj saj, prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rast.

/GazetaSinjali/