image E rëndë në SHBA: 56-vjeçari gjendet i ngrirë në mes të rrugës

Botë

E rëndë në SHBA: 56-vjeçari gjendet i ngrirë në mes të rrugës

news image

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i viktimave të motit të ashpër që po prek disa rajone të Shteteve të Bashkuara, mes të cilëve edhe një 56-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në ditëlindjen e tij.

William Clay u gjet në mes të rrugës pasi kishte vdekur nga i ftohti në ditëlindjen e tij të 56-të, tha familja e tij.

Zyrtarët lokalë më vonë konfirmuan se ishte vdekja e tretë në qark gjatë stuhisë së fortë të borës. Megjithatë, Policia e Buffalo nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e burrit që vdiq nga të ftohtit në rrugë.

Në një postim të bërë nga motra e viktimës, Sofia, herët në mëngjesin e së shtunës, shkruante se vëllai i saj është zhdukur. Disa orë më vonë ajo zbuloi se vëllai i saj ishte gjetur i vdekur dhe krijoi një faqe për të mbledhur para për shpenzimet e funeralit të tij.

/GazetaSinjali/