Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë ka lindur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda spitalit kanë bërë të ditur se bashkëshorti i gruas që kishte lindur fëmijën me prerje cezariane, është njoftuar menjëherë pas operimit se foshnja nuk ka mbijetuar.
Përballë kësaj situate, duke mos mundur që ta pranojë faktin e trishtë, burri ka paraqitur rastin në Polici, ku ka kërkuar që fëmija i porsalindur të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Kjo sepse ai dyshon se fëmija i tij është ndërruar me një ndonjë foshnjë tjetër, ose se ka ndodhur diçka e dyshimtë gjatë dhe pas lindjes.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes e po ashtu kanë njoftuar edhe Prokurorin e Shtetit lidhur me rastin, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i fëmijës të dërgohet për obduksion në IML.
Rasti është iniciuar ‘Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor’, teksa me detajet e reja lidhur me rastin, Sinjali do t’iu mbajë të infomruar ditëve në vazhdim.