image E rëndë në Prizren: Një person tenton t'i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, ndodhet në gjendje të rëndë

Siguri

E rëndë në Prizren: Një person tenton t’i japë fund jetës duke u hedhur nga ballkoni, ndodhet në gjendje të rëndë

news image

Një ngjarje rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Landovicë të komunës së Prizrenit, ku një person dyshohet se është hedhur nga ballkoni i shtëpisë me qëllim që t’i japë fund jetes së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, personi mashkull, rreth 38-vjeçar, ka rënë nga kati i dytë i shtëpisë së tij, duke i shkaktuar vetes lëndime të rënda trupore.

Burime të Sinjali brenda Qendrës Emergjente bëjnë të ditur se të njëjtit iu është ofruar ndihma mjekësore dhe është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin Rajonal në Prizren.

I lënduari, sipas mjekut kompetent është në gjendje të rëndë dhe ende gjendet në rrezik për jetën.

Lidhur me rastin, Policia ka marrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimet e rastit në është konsultim me prokurorin përgjegjës.

/GazetaSinjali/