image E rëndë në Prishtinë: Një person bie nga kati i gjashtë, vdes në vendin e ngjarjes

Siguri

E rëndë në Prishtinë: Një person bie nga kati i gjashtë, vdes në vendin e ngjarjes

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, ku një person ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar më 24 qershor, rreth orës 15:30, te “Restaurant Nuar”.

Burimet bëjnë të ditur se viktima dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i objektit.

Menjëherë pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulanca dhe njësitet relevante.

Rreth orës 15:30, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e rastit ende nuk janë sqaruar, ndërsa pritet të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/