image E rëndë në Mitrovicë: Burri 56-vjeçar tenton t’i jap fund jetës, dërgohet në QKUK

Sociale

E rëndë në Mitrovicë: Burri 56-vjeçar tenton t’i jap fund jetës, dërgohet në QKUK

news image

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Mitrovicë, ku një burrë 56-vjeçar deshi t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar domestos.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është  dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

/GazetaSinjali/