Një rast i dhunës në familje është raportuar të martën në rrugën “Fehmi Agani” në Gjakovë, ku një grua ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën për keqtrajtim fizik e psikologjik, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se viktima, Gj.K.B (32-vjeçare), është paraqitur në Stacionin Policor në Prishtinë, ku ka deklaruar se është goditur me shuplakë nga burri i saj, Granit Bala, si dhe është ofenduar dhe keqtrajtuar psikologjikisht nga vjehrra, Leonora Bala.
Përkundër dhunës së përjetuar, viktima ka refuzuar të kërkojë ndihmë mjekësore, me arsyetimin se nuk kishte nevojë, po ashtu ka refuzuar të kërkojë strehim, pasi disponon banesë personale në Prishtinë.
Pas raportimit, në rast është përfshirë edhe punëtori social, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar dhe intervistuar në prani të autoriteteve përkatëse.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dy janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre është iniciuar rasti penal për “Dhunë në familje”.
Gazeta Sinjali do të vazhdojë të raportojë për çdo zhvillim të mëtejmë të këtij rasti.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.