image E rëndë në Ferizaj: Djali i mitur me të meta mendore sulmon me thikë nënën e tij

Siguri

E rëndë në Ferizaj: Djali i mitur me të meta mendore sulmon me thikë nënën e tij

news image

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë i rëndë ka ndodhur në Ferizaj, ku një person me të meta mendore ka goditur një familjar të tij.

Sinjali mëson se personi mashkull, 14-vjeçar, ka sulmuar me thikë nënën e tij, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar për trajtim/qetësim në emergjencën e Ferizajt dhe më pastaj me rekomandim të zyrtares për punë sociale është dërguar në banesën e nënës së tij e cila e ka nën përkujdesje.

/GazetaSinjali/