image E rëndë në Ferizaj: Dhunohet seksualisht një grua, arrestohet personi i dyshuar

Siguri

E rëndë në Ferizaj: Dhunohet seksualisht një grua, arrestohet personi i dyshuar

news image

Një grua dyshohet se dje është dhunuar seksualisht nga një person në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ku bëhet e ditur se personi i dyshuar është arrestuar.

“Ferizaj 26.07.2022-NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kryer veprën e lartëcekur ndaj viktimës femër kosovare”, thuhet në raportin policor.

Pas arrestimit i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim e ku më pas me urdhër të prokurorit atij i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.

I njëjti do të hetohet nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

/GazetaSinjali/