image E rëndë në Elbasan, 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen

Shqipëri

E rëndë në Elbasan, 37-vjeçari vret me thikë bashkëjetuesen

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të së shtunës në lagjen “Skenderbej” të Elbasanit.

Bëhet e ditur se një 37-vjeçar ka goditur me thikë bashkëjetuesen e tij, po ashtu 37-vjeçare.

Si pasojë e plagëve të marra gruaja ka humbur jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e tij.

/GazetaSinjali/