image E rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, guri bie mbi automjetin në lëvizje - ndërron jetë 42-vjeçari

Shqipëri

E rëndë në aksin Librazhd-Përrenjas, guri bie mbi automjetin në lëvizje – ndërron jetë 42-vjeçari

news image

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas, ku një gur i shkëputur nga mali ka rënë mbi një automjet në lëvizje.

Sipas informacioneve nga vendngjarja, drejtuesi i automjetit udhëtonte i vetëm dhe mbeti i bllokuar brenda mjetit pas goditjes së fortë.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë ambulanca, policia dhe forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për nxjerrjen e drejtuesit të automjetit.

“Rreth orës 22:30, në aksin rrugor ‘Përrenjas–Librazhd’, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip ‘Benz’, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/