image E rëndë: Ndërron jetë në QKUK 19-vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë në Arllat të Drenasit

Siguri

E rëndë: Ndërron jetë në QKUK 19-vjeçari që u godit nga vetura mbrëmë në Arllat të Drenasit

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur në fshatin Arllat të Drenasit, ku një veturë kishte goditur një këmbësor. I riu ishte dërguar me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë si pasojë e aksidentit.

Sipas njoftimit të Policisë, vitkima ka ndërruar jetë në spital.

“Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndryshe, shoferi që dyshohet se ka shkaktuar aksidentin, është larguar nga vendi i ngjarjes.

/GazetaSinjali/