image Ministri i Arsimit nuk di ta shkruaj fjalën borxh

Kosovë

Drejtshkrim/ Ministri i Arsimit nuk di ta shkruaj fjalën borxh

news image

Ministri në largim i Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka njoftuar se ka ndërruar partinë, por ka ‘masakruar’ drejtshkrimin e gjuhës shqipe.

Ai ka bërë disa gabime drejtshkrimore në një shkrim ku tregon se nga Nisma i është bashkuar PSD-së.

Ministri i Arsimit, fjalën borxh e ka shkruar “borgj”, ndërsa të qenit e ka bërë të “qenit”, e në vend të kontribuon e ka bërë “kontribon”.

Ndërsa Partinë Socialdemokrate e quan “partin” Socialdemokrate, ndërkaq shenjën e pikësimit e ka larguar nga fjala.