image E rëndë: Ky është personi që mbeti i vdekur nga aksidenti në Podujevë

Siguri

E rëndë: Ky është personi që mbeti i vdekur nga aksidenti në Podujevë

news image

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 16:20 në Podujevë, ku për pasojë në vend të ngjarjes mbeti një i vdekur, raporton Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali mëson se viktimë e këtij aksidenti ishte Mehdi Konushefci, 68 vjeçar nga Lluga e Podujevës.

Ky i fundit ishte duke çikëluar biçikletën e tij kur u godit nga një veturë sot pasdite.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Prishtinës, e cila tha se vdekjen e viktimës e ka “konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.

Gazeta Sinjali ka siguruar pamje nga vendi i aksidentit ku i vdekur mbeti çiklisti.

/GazetaSinjali/