Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në Banjë të Malishevës, ku një person në karrocë është goditur për vdekje nga një veturë, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtuesi i makinës dyshohet se ka goditur karrocën e invalidit me të cilën ishte duke lëvizur në rrugë me zhavorr viktima.
Në vendin e ngjarjes, kanë dalë edhe njësitë përkatëse të Policisë, me ç’rast janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Lidhur me këtë, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është dërguar në mbajtje, teksa rasti po hetohet.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, ndërsa trupi është tërhequr për t’u dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.