image E rëndë: Gruaja në Rahovec tenton t’i jap fund jetës si pasojë e dhunës nga burri

Siguri

E rëndë: Gruaja në Rahovec tenton t’i jap fund jetës si pasojë e dhunës nga burri

news image

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto ngjarje, por ka raste kur edhe akuzohen për presionin që bëhet ndaj vajzave e grave, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur së fundmi në një familje në Rahovec, ku një grua dyshohet se tentoi t’i jap fund jetës, duke përdorur medikamente.

Sinjali mëson se viktima është dërguar në Spitalin Rajonal të Gjakovës, ku po merr trajtim mjekësor dhe sipas informacioneve të para, gjendja e saj është stabile.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se motivi i këtij rasti të rëndë lidhet me konfliktet që gruaja ka pasur me bashkëshortin e saj – i cili dyshohet të ketë ushtruar dhunë ndaj saj.

Pasi Policia është vënë në dijeni, ka arritur ta arrestojë të dyshuarin dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

/GazetaSinjali/