Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në komunën e Graçanicës, ku një grua është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.
Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se viktima është 34-vjeçare dhe vdekjen e saj e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot në stacionin policor të Graqanicës është iniciuar një rast hetim mbi vdekjen, ku viktimë është një femër 34 vjeç, vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Aktualisht policia në koordinim me Prokurorinë ka nisur dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do të ndihmonin hetimin dhe sqarimin e rastit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion”, tha Ahmeti.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.