Një 13-vjeçar ka humbur jetën dhe dy persona të tjerë janë lënduar pasi një pjesë e një fontane u shemb në perëndim të Spanjës, në orët e para të së hënës.
Ngjarja ndodhi në qytetin Ciudad Rodrigo, ku qindra banorë ishin mbledhur pranë fontanës “Arbol Gordo” për të festuar fitoren e dytë të Spanjës në Kupën e Botës në futboll.
Sipas shërbimeve rajonale të emergjencës, pjesa e sipërme e monumentit u shkëput dhe goditi disa persona që ndodheshin aty, shkruan Reuters.
Komuna e Ciudad Rodrigo shprehu ngushëllime për familjen e viktimës, duke thënë se ajo që duhej të ishte një festë për suksesin e kombëtares spanjolle, u shndërrua në një tragjedi.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!