image E rëndë: Fqinjët gjejnë pa shenja jete një grua në Prizren, Policia nis hetimet

Siguri

E rëndë: Fqinjët gjejnë pa shenja jete një grua në Prizren, Policia nis hetimet

news image

Foto ilustruese


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në fshatin Reçan të Prizrenit, ku një grua është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se fqinjët e viktimës e kanë gjetur atë pa ndjenja,  dhe më pas kanë kërkuar për ndihmë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi mjekësor i emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Po ashtu edhe Policia është njoftuar lidhur me rastin, të cilët kanë marrë deklaratat e fqinjve, ku sipas tyre viktimën nuk e kishin parë ditët e fundit dhe pasi kanë hapur derën e shtëpisë kanë ndjerë aromën dhe më pas e kanë gjetur tashmë të ndjerën pa shenja jete.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

/GazetaSinjali/