image E rëndë: E mitura nga Prizreni që u raportua e zhdukur gjendet në Novobërdë, dyshohet se u dhunua

Siguri

E rëndë: E mitura nga Prizreni që u raportua e zhdukur gjendet në Novobërdë, dyshohet se u dhunua

news image

Të miturat janë viktimat më të shpeshta të ngacmimeve seksuale, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë. Raste të tilla dhe mjaft të trishta po tronditin familjet e tyre, që kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje nga institucionet. Shumë herë këto ngjarje zbulohen pasi viktimat largohen nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë u zbulua pasi një vajzë 16 vjeçare nga Prizreni, u raportua e zhdukur nga familja e saj para dy ditësh dhe u gjet tek sot në mesditë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se lokacioni ku u gjet viktima ishte një shtëpi në fshatin Llabjan të Komunës së Novobërdës, ku ka qëndruar me një person të moshës madhore, me të cilin kanë kryer marrëdhënie seksuale.

Pasi vajza u gjet, e njëjta u dërgua në spital për ekzaminimet e nevojshme dhe më pas ka dhënë deklaratën e saj lidhur me atë se çfarë kishte ndodhur gjatë kohës që ajo ishte larg shtëpisë.

Njësitet policore janë vënë menjëherë në lëvizje, me ç’rast i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ndaj tij është hapur rast nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Dhunim’.

/GazetaSinjali/