image E rëndë: Djali i dehur ushtron dhunë ndaj babait në Pogradec, 83-vjeçari e plagos me armë

Shqipëri

E rëndë: Djali i dehur ushtron dhunë ndaj babait në Pogradec, 83-vjeçari e plagos me armë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në Pogradec, ku babai qëlloi me armë djalin pas një sherri mes tyre.

Fillimisht, siç raportojnë mediat në Shqipëri, i dyshuari P.Sh., 47 vjeç, në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij 83-vjeçar.

Më pas, i moshuari ka marrë armën e gjahut dhe ka plagosur djalin e tij.

Policia e ka shoqëruar në stacion të dyshuarin dhe ia ka sekuestruar armën e përdorur, njoftojnë tutje mediat atje.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

/GazetaSinjali/