Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë vajzat e mitura të cilat keqpërdoren seksualisht nga persona kryesisht të moshës madhore. Një rast i tillë është denoncuar sot në Polici dhe tashmë një person është arrestuar, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë herë, ngjarja u raportua nga një 14-vjeçare nga Malisheva, e cila ka rrëfyer se është abuzuar seksualisht nga një person.
Sinjali ka mësuar se sipas informacioneve të para, një person i moshës 19-vjeçare ka kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, pa dëshirën e saj.
Si rezultat i denoncimit, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe Policia ka arritur të sigurojë prezencën e të dyshuarit.
I njëjti u arrestua dhe u shoqërua në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit në drejtim të veprës penale “Dhunimi”.
Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.