image E rëndë: Burri në Gjakovë e rrah bashkëshorten dhe fëmijën, djalin 3-vjeçar e përplas në tokë

Siguri

E rëndë: Burri në Gjakovë e rrah bashkëshorten dhe fëmijën, djalin 3-vjeçar e përplas në tokë

news image

Foto ilustruese


Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në një familje në Gjakovë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndajë bashkëshortes dhe djalit tyre 3-vjeçar.

Sinjali mëson se i dyshuari e ka sulmuar fizikisht gruan dhe të birin, duke i goditur me grushte, e madje fëmijën edhe e ka përplasur në tokë.

Përballë kësaj situate, viktima e ka denoncuar bashkëshortin në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar por nuk ka arritur ta arrestojë të dyshuarin pasi i njëjti është arratisur.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për të siguruar prezencën e të dyshuarit.

/GazetaSinjali/