image E rëndë: Albian Osmanaj, djali i vetëm i familjes - dyshohet se u vra pas konfliktit me djalin e axhës

Siguri

E rëndë: Albian Osmanaj, djali i vetëm i familjes – dyshohet se u vra pas konfliktit me djalin e axhës

news image

Detaje të reja dhe prekëse kanë dalë në dritë pas ngjarjes tragjike që tronditi fshatin Kobaj, ku humbi jetën Albian Osmanaj.

Sipas informacioneve të siguruara, Albiani ishte djali i vetëm i familjes, çka e bën edhe më të rëndë humbjen për familjarët dhe të afërmit e tij.

Rasti lidhet me ngjarjen e rëndë të raportuar më herët në Kobaj, ku dyshohet se konflikti mes djemve të axhës kishte nisur pas mosmarrëveshjeve për emërtimin e një rruge, ndërsa për rastin janë arrestuar dy persona dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Shënim: Personi i përmendur në këtë lajm konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës kompetente.

/GazetaSinjali/