Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën Kllokot – Viti, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, shoferi i veturës ka humbur kontrollin, me ç’rast ka dalë jashtë rrugës ku vetura është rrokullisur.
Sinjali mëson se pasagjeri i cili ishte në veturë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore.
Viktima është një person rreth moshës 30-vjeçare.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë I viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.